Tjetër lëkundje tërmeti në Kroaci

exit.al 4 Janar 2021, 12:45

Kroacia u godit sërish nga një tërmet prej 4.2 të shkallës Richter. mëngjesin e së hënës.

Epiqendra ishte në Petrinja. Lëkundjet u ndjënë në të gjithë vendin deri në Slloveni.

Me 29 dhjetor, një tërmet i fortë, rreth 6,3 ballë,  goditi Kroacinë qendrore, duke shkaktuar dhjetra të plagosur, 7 viktima dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat në Petrinja, një qytet në juglindje të Zagrebit.

Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, si dhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje dhe deri në Graz, në jug të Austrisë.

Shpërndaje te miqtë