Kryemadhi i përgjigjet Veliajt

exit.al 9 Shkurt 2021, 22:40

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ju përgjigj akuzave të drejtuesit politik socialist të  Tiranës Erion Veliaj për kandidatët për deputet të LSI-së në Tiranë.  Ajo e akuzoi Veliajn se gënjen për diplomën e tij të shkollës së mesme dhe të universitetit.

“Lali Eri dëftesën, duhet të nxjerrë edhe diplomën e shkollës së lartë, sepse kemi një Kryetar Bashkie pa shkollë të lartë, atëherë do t’i nxjerri edhe Florida diplomën e Fakultetit të Mjekësisë”, u shpreh Kryemadhi në një takim me votuesit e rinj në zonën e Freskut në Tiranë, të martën.

Veliaj në një takim me strukturat e PS-së në Kombinat e akuzoi kandidaten e LSI-së, Florida Kërpaçin si gënjeshtare, pasi e ka mbaruar shkollën me 5 dhe jo me 10, sikurse shprehet Kryemadhi për të.

Shpërndaje te miqtë