Presidentja e KE-së Von der Leyen: Unë i besoj AstraZeneca, i besoj vaksinës

exit.al 17 Mars 2021, 13:28

“Unë i besoj AstraZeneca. Unë i besoj vaksinës. Neser do të japim një deklaratë për sqarimin e situatës”.

Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në konferencën për shtyp të së mërkurës për kushtet e reja për hapjen e kufijve dhe furnizimin me vaksina të vendeve. Të enjten Agjencia evropiane shëndetësore do të raportojnë mbi vlerësimin e efekteve anësore të vaksinës së AstraZeneca. Deri më tani 13 vende kanë pezulluar administrimin e AstraZeneca për shkak të vdekjes së disa personave një ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës. Shpërndaje te miqtë