Basha, politikat fiskale të qeverisë vetëm për një grusht klientësh

exit.al 30 Nëntor 2016, 14:47

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, në një deklaratë për median, tha se:

Edi Rama, 3 vjet më parë erdhi në pushtet me premtimin se shqiptarët do të paguanin më pak taksa dhe iu mori shqiptarëve 1.5 miliardë taksa më shumë.

Zoti Basha u shpreh se rritja e akcizës për gazin ndihmon një grusht klientësh të qeverisë dhe rëndon qytetarët.

Ai foli edhe për dështimin e "shëndetësisë falas" sepse shqiptarët po vazhdojnë të paguajnë 367 milionë dollarë për shëndetësinë.

Shpërndaje te miqtë