Të rinjtë protestojnë me bimë kanabisi përpara kryeministrisë

exit.al 30 Nëntor 2016, 12:15

Dhjetra të rinj të Partisë Demokratike protestuan sot në një mënyrë ndryshe përpara Kryeministrisë. Të rinjtë mbollën bimë të rreme kanabisi në vazo dhe i vunë përpara Kryesministrë në shenjë proteste për fenomenin e kanabisit, që është kthyer tashmë në pengesën kryesore të hapjes së negociatave së Shqipërisë me BE-në.

Një prej protestueseve deklaroi:

Jemi një grup të rinj të shkolluar, por të papunë. Asnjë mundësi nuk ofron dhe asnjë kujdes nuk tregon qeveria dhe kryeministri për ne. Droga është alternative e qeverisë, por dhe toka ku mbillet drogë është zaptuar nga kriminelët e lidhur me kryeministrin. Erdhëm sot për të mbjellë kanabis tek dera e kryeministrisë se është e vetmja tokë e pazaptuar.

protesta-frpd2

 

Shpërndaje te miqtë