Basha përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar

exit.al 2 Korrik 2021, 16:22

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kalimin e tokës së Teatrit Kombëtar nga Bashkia Tiranë tek Ministria e Kulturës dhe shfuqizimin e ligjit të ndërtimit të godinës me Partneritet-Publik-Privat, PPP.

“Pas Gjykatës Kushtetuese radhën e ka SPAK”, shkroi Basha në një postim në Twitter, të premten.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi do të dalë në konferencë për shtyp për këtë vendim.