“Detyra kryesore e qeverisë është të menaxhojë më mirë situatën, nuk është koha për politikë, por mund të menaxhohet më mirë, mund të ishin parandaluar disa dëme. Situata po precipiton me shpejtësi.”
Ai i bëri thirrje Ramës që të ndalojë propagandën dhe të ndihmojë qytetarët në terren:“Qeveria të lërë mënjanë propagandën dhe t’i shtrohet punës për të marrë masat.
Me këtë mot që shohim shanset janë që situata do vijë duke u përkeqësuar. Duhen masa urgjente. Duhet dislokimi i gjithë resurseve shtetërore.”
Basha tha se përfaqësuesit e PD-së ndodhen në terren për të parë nga afër situatën dhe ndihmuar banorët. Shpërndaje te miqtë
