Basha: Largimi i qytetarëve, dështimi i Ramës

exit.al 5 Janar 2021, 12:05

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se largimi i qytetarëve nga vendi është dështimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Tëitter, Basha shkruan se Shqipëria po humb një brez të tërë nga largimet e këtyre viteve.

"Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij.Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës.Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit.Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë."

Shpërndaje te miqtë