Basha kujton ditëlindjen e Pjetër Arbnorit

exit.al 18 Janar 2021, 09:22

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përkujtuar të hënën ditëlindjen e Pjetër Arbnorin. Përmes një postimi në Facebook, Basha e quan Arbnorin Mandelën e Ballkanit dhe pohon se ai nuk bëri kurrë kompromise me të keqen.

"Dua të kujtoj sot me nderim të veçantë ditëlindjen e Pjetër Arbnorit, politikanit, shkrimtarit, përkthyesit dhe humanistit të madh që kaloi 28 vite të rinisë së tij në burgjet famëkeqe të komunizmit. Pjetër Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve."

Basha pohoi se vlerat e Arbnorit duhet të trashëgohen tek brezat e rinj në politikë. Shpërndaje te miqtë