“Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet ligjore. Duke kërkuar gatishmërinë time për të zbatimin e ligjit, kërkoj nga prokuroria, që të bëjë të njëjtën gjë.
Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”, shkruan Basha në letrën dërguar prokurorisë.
Më 12 qershor, Prokuroria e Tiranë vendosi të marrë të pandehur kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ish-Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe ekonomistin e PD-së Ilir Dervishi në lidhje me lobimin e kësaj partie në SHBA në zgjedhjet e vitit 2017. Shpërndaje te miqtë
