Rama ka vendosur të zbatojë një plan të rrezikshëm, për nxitjen e ndarjeve dhe përplasjeve sociale në Shqipëri.
Edi Rama tani po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri, ai po kërkon të nxisë përplasje mes qytetarëve, po kërkon të nxisë luftë mes militantëve të ndryshëm politikë, po kërkon të nxisë vëllavrasjen mes shqiptarëve.
Për këtë qëllim, ai po përdor policinë, prokurorinë, gjykatat dhe mercenarët e tij në media, për të krijuar ngjarje që provokojnë, që ndezin emocionet, që nxisin revoltim dhe reagime publike.
Këtë qëllim kanë arrestimet e fundit të drejtuesve të PD.
Këtë qëllim kanë përplasjet e policisë me qytetarët protestues.
Këtë qëllim ka vazhdimi i një fushate të paligjshme.
Këtë qëllim ka retorika e djegies, përmbysjes dhe e dhunës.
Motoja e Edi Ramës tani është: Çdo gjë të sakrifikohet, çdo gjë të shkretohet vetëm që ai ai të ruajë karriken dhe milionat e tij. Është një plan i dëshpëruar që do të sjellë fundin e tij, dhe ne nuk do të lejojmë që fundi i Edi Ramës të arrihet me kosto për Shqipërinë.
Basha paralajmëroi të gjithë prokurorët, gjykatësit dhe policinë se:Opozita nuk frikësohet dhe as nuk tërhiqet. Edi Rama mund t’u ketë premtuar të kalojnë vetingun. Unë dua t’u premtoj se do ta shoqërojnë Edi Ramën përpara drejtësisë.
Ne nuk do të lejojmë që fundi i Edi Ramës të arrihet me kosto për Shqipërinë. U bëj thirrje të gjithë atyre që e ndjekin verbërisht në këtë aventurë, të mos bëhen kurban i Edi Ramës.
Shpërndaje te miqtë
