“Në Bashkimin Evropian nuk duhet lënë hapësirë për aktorë të tjerë që nuk e duan progresin dhe prosperitetin e BE-së”.
Ndërsa për zhvillimin e zgjedhjeve, me 30 qershor, pavarësisht anullimit të zgjedhjeve nga Presidenti Meta, Kryeministri tha:"Ndryshimi i datës së zgjedhjeve, minon demokracinë e Shqipërisë. Në fund, zgjedhjet nuk janë në dorë të politikanëve për tu vendosur, ato janë bërë për njerëzit që vendosin për politikanët [….].
Duke i bërë bisht këtij gjykimi apo transformimin e këtij elementi bazik të demokracisë sonë, do të thotë të shkosh në shkosh në një drejtim, që nuk është e ardhmja, është e shkuara.”
Rama pranoi për Al Jazeer-ën se në Shqipëri ka një problem me korrupsionin dhe krimin e organizuar ai thotë:“Unë mendoj se Shqipëria ka një problem me krimin e organziuar dhe korrupsion si në çdo vend që ende nuk është modern, një shtet funksional. Ndaj ne jemi në këtë proces, ndaj nenuk jemi anëtarë të BE-së, ndaj unë nuk pretendoj se fakti që nuk jemi anëtarë ëshët një padrejtësi.
Ne duhet të përgatitemi, ne duhet të modernizohemi, dhe të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk lidhet me vullnet e fortë për ta luftuar, por lidhet me institucione të forta dhe mekanizma të fortë dhe funksional në çdo drejtim”.
Shpërndaje te miqtë
