Basha i uron Kosovës ditën e çlirimit

exit.al 12 Qershor 2021, 13:40

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i uroi Kosovës, 22 vjetorin e ditës së Çlirimit, të shtunën.

Ai në postim në Facebook, Basha kujtoi Presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Basha u shpreh se “liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj”.

Më 12 qershor, 22 vjet më parë forcat e NATO-s hynë në Kosovë për të sulmuar ushtrinë serbe.