Basha i përgjigjet Ramës: Paratë shkojnë të shëndetësia, të papunët dhe pensionistët

exit.al 1 Tetor 2020, 12:52

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se paratë e shtetit duhet të shkojnë të shëndetësia, të papunët dhe pensionistët. Në një reagim në Twitter, Basha ju përgjigj Ramës, i cili i quajti propozimet e tij si "tramvaj me shalqi" që nuk piqen kurrë:

"Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë."

Shpërndaje te miqtë