Basha i mbyll rrugën çdo kritike ndaj tij dhe PD-së për zgjedhjet

exit.al 16 Maj 2021, 17:52

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur i pari në mbledhjen e Kryesisë dhe ka vendosur piketat se si duhet të zhvillohet diskutimi. Ai ka lënë të nënkuptohet se nuk mund të lejohen kritikat ndaj PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, por vetëm ndaj Edi Ramës. "Nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë," u shpreh ai. Basha deklaroi se nuk mund të ketë dy vizione të kundërta për betëjën kundër regjimit Rama-Doshi:

“Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin”.

Ai tha se është objekt i sulmeve denigruese nga propaganda e qeverisë:

“Jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe”.