Përditësimi, 16 maj: 37 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19 në vend

exit.al 16 Maj 2021, 16:27

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se, në 24 orët e fundit, 3 qytetar humbën jetën nga Covid-19.

Njëkohësisht, nga 1 862 testime të kryera, 37 qytetarë rezultuan pozitivë me virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1 231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124 312 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.

Betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç.

Statistika (16 Maj 2021)

Raste të reja ditore         37

Të shëruar në 24 orë      1,231

Të shtruar në spitale      85

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                1,862

Testime totale            676,757

Raste pozitive             132,015

Raste të shëruara        124,312

Raste Aktive                  5,271

Humbje jete                  2,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         4137

Shkodër       219

Fier               125

Korçë            196

Gjirokastër   135

Durrës          64

Vlorë             113

Elbasan        75

Lezhë           87

Berat             57

Kukës           29

Dibër           34