“Jemi të gatshëm dhe gati për të administruar daljen nga kriza dhe për të përmbushur aspiratat e tyre për ndryshim”.
Ai tregoi se betejat e PDnë opozitë vetëm e kanë forcuar atë dhe “farkëtuan shpirtin e qëndresës tek demokratët”. Basha akuzoi PS se pas blerjes së votave më 25 prill tani po sulmon me propagandë PD-në:“Ndaj menjëherë pas kësaj masakre janë hedhur me një makineri te sofistikuar propagande në agresion sërish ndaj Partisë Demokratike”.
