Basha, buxheti pronë private e Kryeministri - Pikat kryesore të takimit me FMN-në

exit.al 27 Tetor 2016, 13:38

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një takim me përfaqësues të FMN-së, shprehu shqetësimin se buxheti i shtetit po trajtohet si pronë private e kryeministrit.

Ai shprehu shqetësimin e opozitës për situatën e rëndë ekonomike dhe për përhapjen e drogës në vend.

Më poshtë janë disa nga pohimet kryesore të Zotit Basha:

  • Buxheti i shtetit trajtohet si pronë private e kryeministrit, dhe sektorë jetikë si bujqësia janë lënë pas dore.

  • Skemat korruptive të koncesioneve të zbatuara nga qeveria kanë sjellë kapjen e shtetit nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale.

  • Tenderat dhe koncesionet të cilat në 50% të rasteve bëhen pa garë e në rastet e tjera përzgjidhen ofertat më të larta, fitohen nga një grusht oligarkësh pranë kryeministrit.

  • Koncesionet që i marrin buxhetit të shtetit 350 milionë euro pa i dhënë asnjë shërbim qytetarit shqiptar.

  • Investimet publike kanë shkuar për fasada dhe investime sipërfaqësore, pa asnjë impakt në ekonomi e punësim.

  • Rritja e pakontrolluar e borxhit publik, nga 62.7% të PBB në 2013-ën, në 72-73% që vlerësohet aktualisht dhe në të njëjtën kohë janë rritur detyrimet e pashlyera të qeverisë ndaj palëve të treta.

  • Ky vit shënon vitin me prodhimin më të madh të drogës në vendin tonë

 

Shpërndaje te miqtë