Operacionet kundër kanabisit shtrihen në gjithë vendin

exit.al 27 Tetor 2016, 10:13

Më shumë se 170 kilogramë kanabis dhe rreth 1000 rrënjë të bimës narkotike janë kapur nga policia shqiptare dhe greke në 48 orët e fundit.

  • 48 kilogramë kanabis u kapën nga policia greke në kufirin greko-shqiptar.

  • 31 kilogramë kanabis u kapën teksa po transportoheshin në një makinë nga Tiranë në Elbasan.

  • 56 kilogramë kanabis u kapën në Sarandë.

  • 12 kilogramë kanabis u kapën në Berat.

  • 24 kilogramë kanabis u kapën në Vlorë.

  • Një parcelë me 502 bimë kanabisi të mbjella dhe një kasollë me 507 bimë në proces tharjeje u zbuluan në pyllin e Dajtit.

Operacionet e ditëve të fundit të policisë kanë treguar se mbjellja e kanabisit është shtrirë në gjithë vendit.

Shpërndaje te miqtë