“Thirrje medias, gozhdojeni me pyetje, pse nuk përgatit gjithë sistemin shëndetësor për t'u përballur me pandeminë? Pse nuk zbaton 5 hapat kundër krizës?
Nuk ka dhe s'mund të ketë temë më të rëndësishme se kolapsi i shëndetësisë dhe jeta e rrezikuar e qytetarëve.”
Basha tha se sot mijëra shqiptarë janë pa mbrojtje, pa asnjë të ardhur, pa asnjë kujdes shëndetësor. Sipas tij, të gjitha daljet mediatike të Ramës dhe batutat ndaj opozitës bëhen vetëm për t’ju fshehur problemeve reale të vendit. Shpërndaje te miqtë
