Ndahet nga jeta si pasojë e COVID-19, kritiku i artit Astrit Lopari

exit.al 4 Janar 2021, 22:30

Ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, kritiku i artit nga Elbasani, Astrit Lopari.

Prej dy javësh ai ishte i shtruar në një prej spitaleve COVID në Tiranë, raporton Report TV.

Lopari ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, pas një karriere si mësues, kritik arti dhe drejtues shkolle.

Ai ka drejtuar për një periudhë të gjatë shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra muzikantë dhe artistë të vendit.

Shpërndaje te miqtë