Basha: Aksioni i paligjshëm në Velipojë, grabitje pronash

exit.al 11 Qershor 2020, 21:11

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se po grabit pronat në Velipojë. Në një shënim në Twitter, Basha e quan të jashtëligjshëm akzionin e IKMT për prishjen e godinave.

“Në orën që kërcënon qytetarët se do ti rimbyllë në karantinë RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin.” – shkruan Basha.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej dy ditësh ka nisur shembjen e ndërtimeve në bregdetin e Velipojës ku është përplasur me banorët.

Shpërndaje te miqtë