Basha, 5 pika për daljen nga emergjenca e epidemisë

exit.al 19 Prill 2020, 17:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi të dielën planin e propozuar prej opozitës për nxjerrjen e vendit nga emergjenca e epidemisë së koronavirusit. Ai e publikoi planin përmes një postimi në Facebook duke theksuar se "vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe freminimin e epidemisë".

"Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve"

Plani i opozitës u paraqit nga Basha përmes një videoje, ku kërkohej:
  1. Rritja e numrit të testimeve: më shumë të testuar, më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e Covid-19.

"Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve."

  1. Gjurmimi i plotë i kontakteve dhe testimi i personave në vijën e parë, mjekë e policë;
  2. Mbështetje për shëndetësinë;

“Të garantohet që kapacitetet shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim.”

  1. Matje dhe menaxhim i saktë i situatës;

“Nëse dimë çfarë impakti kanë ato [masat] – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve – atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.”

  1. Tranzicioni drejt hapjes së ekonomisë;

“Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë [nën masa sigurie shëndetësore].”

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2636345986475860/