Basha: 13 qershori përcakton aksionin politik të PD-së

exit.al 10 Qershor 2021, 16:10

Në takime me demokratët e Tiranës, kryetari aktual i PD-së, deklaroi se zgjedhjet e 13 qershorit do të përcaktonin jo vetëm kreun e ardhshëm të PD-së, por edhe aksionin e saj politik.

"13 Qershori është testi i parë më i rëndësishëm për demokratët pas zgjedhjeve parlamentare, ku do të përcaktohet jo thjesht drejtuesi i PD, por edhe aksioni politik," u shpreh Basha.

Ai shtoi se njohja e zgjedhjeve ishte dorëzim pa kushte.

Pa paragjykuar lirinë e çdokujt që ka vendosur të kandidojë në këtë garë, të mohosh masakrën e 25 prillit dhe të njohësh zgjedhjet, do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë”, u shpreh Basha.