“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.
Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë”.
Sipas saj marrëveshja nuk adresoi pikat e mëposhtëme: - Njohjen e reciproke me Serbinë - Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani) - Mospranimin e Mini-Schengenit - Moscenimin e Kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë - Rezultate konkrete për të pagjeturit - Dëmshpërblim për reparacionet e luftës - Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë - Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës. Shpërndaje te miqtë
