Merkel ngren alarmin për mutacionin britanik të Covid19: Prek fëmijët dhe të rinjtë

exit.al 24 Mars 2021, 15:08

Kancelarja Angela Merkel ka njoftuar se varianti i virusit i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tani po përhapet në Gjermani, është më i rrezikshëm për të rinjtë, raporton Reuter.

"Mutancioni Britanik, dhe ky është ndryshimi me pranverën, është provuar të jetë më i rrezikshëm tek fëmijët dhe të rinjtë, kështu që ne duhet të mbrojmë  me prioritet shkollat në krahasim me virusin origjinal," u tha ajo deputetëve gjerman.

Një studim nga spitali britanik King's College në Londër, muajin e kaluar "nuk gjeti prova se ky mutacion prek më shumë dhe më rëndë fëmijët dhe të rinj". Studiuesit u shprehën se varianti B.1.1.7 nuk çon në "një kurs klinik të ndryshëm" tek të rinjtë në krahasim me të moshuarit.

Shpërndaje te miqtë