Banorët e Ndroqit në protestë për rregullimin e rrugës

exit.al 11 Dhjetor 2015, 13:38

Sot, banorët e Ndroqit i kërkuan qeverisë, me anë të një peticioni dhe një protestë paqësore, rindërtimin e segmentit rrugor të shkatërruar Tiranë - Ndroq - Plepa.

Banorët u shprehën se kjo rrugë nuk është rregulluar që prej vitit 1990, pavarësisht premtimeve të deputetëve gjatë fushatave elektorale.

Ata paralajmëruan përshkallzimin e protestave nëse qeveritarët nuk i përgjigjen kërkesës së tyre.