Banorët e Kombinatit protestë kundër shembjes së pallatit të tyre

exit.al 25 Maj 2021, 13:45

Banorët e një pallati në Kombinat protestuan të martën për prishjen e tij. Ata pohuan se ekspertët e huaj e klasifikuan këtë pallat në DS3 ndërsa Bashkia e klasifikoi në DS4.

Ata akuzuan Bashkinë se po prish pallatin pa patur një vendim pa patur një vendim apo akt ekpertimi.

Ata i kërkuan bashkisë ta ndërtojë pallatin në të njëjtin vend ku ndodhet ky pallat.

Bashkia do të prishi 67 pallate në zonën e Kombinatit për shkak se janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.