"PD ka një kontratë më banorët e Astirit dhe do t’i qëndrojë asaj deri në fund. Ky pushtet arriti derisa përdori plumbat e gomës kundër grave dhe fëmijëve. Keni mbështetjen e PD-së pa limit.
PD në qeveri do ta ndjekë këtë çështje. Koha ku në Shqipëri nuk mbahet përgjegjësi ka mbaruar. Të gjithë do të vihen para drejtësitë. Këtu bëhet fjalë për jetën e qytetarëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për pak beton dhe zhavorr, por për miliona euro. Ne do t’i vëmë para përgjegjësisë kur të jemi në pushtet."
Historiku i shkurtër i tenderëve problematikë për Unazën e Madhe: Në vitin 2018 kompanitë Biba X dhe DH Albania fituan tenderin për rikonceptimin e rrethrrotullimit. Në nisje të punimeve ato prishën sheshin dhe infrastrukturën e rrugës duke ndikuar edhe më keq në gjendjen e trafikut. Zbulimi se kompania DH Albania kishte falsifikuar dokumenta bëri që tenderi të bllokohej. Pak pasi ishte zbuluar skandali i falsifikimit të dokumentave autoritetet rihapën tenderin, por ky tender u mbyll pa fitues dhe shumë informacione me arsyen se nuk u plotësuan kriteret. Për të zhbllokuar situatën, Bashkia Tiranë propozoi projekt tjetër, që kërkonte edhe tender tjetër. Me projektin e ri rrethrrotullimi kthehet kryqëzim me nënkalim dhe kompanitë që e kanë fituar janë Salillari dhe Bajrami N shpk për 14,5 milionë euro.
