"Ballkani Perëndimor është priorit për Komisionin tonë. Interesi jonë strategjik është të kemi Ballnkanin Perëndimor sa më afërt të jetë e mundshme.
Ne kemi rishikuar metodologjinë tonë, dhe duhet të rikrijojmë dhe rifitojmë besimin mes dy anëve të procesit. Po krijohet një prespektivë e besueshme për Ballkanin Perëndimor për tju bashkuar Bashkimit Evropian.
Duhet të shtrojmë rrugën që të hapen bisedimet, nëse do të ishte e mundur që para samitit të Zagrebit, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë".
Gjithashtu, presidentja von der Leyen tha se nesër do të mbahet Konferenca e Donatorëve, për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të tmerrshëm të nentorit. Komisioni Evropian tha në fillim të dhjetorit se do të japë 15 milionë euro ndihmë financiare për ndërtimin e banesave në Shqipëri.
