- Përballimi i emergjencës shëndetsore dhe ruajtja e kapitalit njerëzor të kompanive dhe sistemit banker.
- Rishikimi i modeleve të biznesit dhe përshtatja e tij për më shumë punë online përmes teknologjisë, e cila ishte dhe një nga sfidat kryesore të biznesit shqiptar gjatë dy muajve të izolimit nga Covid-19.
- Ruajtja e likuiditetit dhe aftësisë paguese për biznesin – pandemia e Covid-19 e gjeti biznesin shqiptar në një nivel të lartë likuiditeti, por
- Ruajtja e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë, që nënkupton ruajtjen e bizneseve individuale dhe ruajtjen e zinxhirit të prodhimit nga falimentimi dhe mbyllja
- Ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit.
Sipas BSH-së, ekonomia shqiptare do të pësojë rënien më të lartë ekonomike të 20 viteve të fundit, për shkak të pandemisë së Covid-19. Rënia ekonomike do të shoqërohet me rritje të ndjeshme të papunësisë dhe rënie të të ardhurave për familjet shqiptare.
