Balluku do të padisë Çlirim Gjatën për deklaratën në lidhje me portin në Porto Romano

exit.al 30 Prill 2020, 19:19

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të padisë për shpifje Çlirim Gjatën për shkak të deklaratës së tij kundra kthimit në port mallrash, portit të karburanteve në Porto Romano.

Ministrja Balluku i quajti shpifje akuzat e PD-së se ky vendim i qeverisë prek sigurinë kombëtare dhe dëmton përpjekjet kundra krimit.

"Janë të njëjtat institucione, që monirojnë anijet që hyjnë si në portin MBM, ashtu dhe portet e tjera detare të vendit.

Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve kanë zyra brenda territorit të portit, ose në afërsi të tij, pasi ky port është prej kohësh funksional".

Gjithashtu, Zonja Balluku tha se:

"Ndryshimet e bëra së fundmi në këtë kontratë janë tërësisht ligjore.

Koncensionari i paguan autoritetit kontraktues, një tarifë koncensioni të barabartë me 2% të xhiros vjetore, që koncensionari grumbullon nga tarifat e aplikuara".