Balla paralajmëron ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës në shtator

exit.al 7 Korrik 2021, 13:53

Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se kodi zgjedhor do të ndryshojë sërish. Në fjalën e tij në Kuvend, të mërkurën, Balla u shpreh se në shtator do të ngrihet “një komision i posaçëm i reformës zgjedhore”.

Ky komision do të pasqyrojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pragut elektoral kombëtar, dhe mundësojë depolitizimin e administratës zgjedhore dhe votën e emigrantëve, sqaroi ai.

Balla u shpreh se mund të ndryshojë edhe kushtetuta për lejimin e vazhdimit të afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.