Avokati i kontrollorëve ironizon sistemin e drejtësisë: Ditë e mrekullueshme, u burgosën 3 puçistë

exit.al 10 Prill 2021, 11:23

Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi deklaroi se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe akuza e prokurorisë nuk përmbush kriteret ligjore të situatës. Në një deklaratë për mediat, duke përdorur ironinë ndaj sistemit të drejtësisë, avokati e quajti të shtunën një ditë të mrekullueshmë pasi u burgosën 3 puçistë. Më tej Kthupi tha se shpërdorimi i detyrës në këtë rast nuk gjen vend pasi konflikti është civil.

“Nuk është vepër penale. Akuzohen tre persona që janë larguar nga puna për shpërdorim detyre. Nëse do ishte e tillë do ishin larguar në bllok të gjithë kontrollorët. Tre nuk mund të bllokojnë punën e Rinasit.”

Avokati u shpreh gjithashtu se njëri prej të akuzuarve ka kaluar Covid-19 dhe nuk ëstë në gjendje të qendrojë në paraburgim.

“Njëri prej kontrollorëve sapo ka kaluar Covid-in dhe nuk është në gjendje të përballet me këtë situatë. Sa i përket akuzës, do të ishte koment ligjor, unë gjykoj që është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjësi të një shoqërie anonime”.