Arrestohet një 23 vjeçar për transport emigrantësh

exit.al 10 Prill 2021, 10:13

Policia e Gjirokastrës arrestoi një 23 vjeçar për transportin e 4 emigrantëve të paligjshëm. I arrestuari po i transportonte emigrantët nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së me makinën e tij.

I arrestuari me iniciale R. C., 23 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, u kap në aksin rrugor Tepelenë-Fier, duke transportuar me automjetin tip “Audi” emigrantët, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1140 euro.