Rama akuza opozitës e Metës: Opozita infekton njerëzit, presidenti shoqërohet me subjekte të OFL

exit.al 10 Prill 2021, 10:30

Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita po infekton popullin përmes turmave nëpër takimeve.

Gjatë një takimi në Vlorë, Rama u shpreh:

Këto që po ndodhin çdo ditë me ato turmat e shekullit të kaluar që po mblidhen me 2 gishta do të sjellin rritje të numrit të infektimeve. Kjo është e pashmangshme. Urojmë të mos jenë të papërballueshme shifrat"

Në lidhje me presidentin Ilir Meta, Rama u shpreh se ai është kandidat zyrtar i LSI në Vlorë, ku zhvillon takime me subjekte të OFL-së.

Vjen i shoqëruar nga subjektet e OFL dhe me gjykatës e Prokurorë që janë nxjerë jashtë nga procesi i vettingut"