“Është vënë sekuestro mbi 26 pasuri të në biznesi mbi 29-vjeçar.
Si është e mundur që brenda 7 ditësh nga regjistrimi i procedimit penal, u gjetën indicie sipas pretendimeve të arsyeshme për të shkuar drejt sekuestrimit të pasurive të z. Ylli Ndroqi?!”
Avokati Alban Qafa tha se 'gjykata ka ndërmarrë një vendim të nxituar dhe ka parregullsi ligjore' në sekuestrimin e disa tokave të cilat Ndroqi i ka përfituar nga i ati, si dhe një apartament të privatizuar që në vitin 1992. Avokati deklaroi se lista e pasurive të Ndroqit bërë publike nga SPAK nuk është e saktë, pasi tre prej automjeteve të listuara nuk janë pronë e televizionit Ora News, prej shumë vitesh. “Edhe një apartament në Durrës nuk ekziston, nuk e di ku e kanë gjetur”, shtoi avokati. Sipas tij, akuzat ndaj Ndroqit janë ngritur vetëm për shkak të gjyqeve që ai ka nisur ndaj kryebashkiakut Veliaj, njëri në SPAK për moskallëzim krimi, pasi Veliaj ka pretenduar se ka marrë gjoba nga televizionet dhe tjetra për shpifje. Sipas avokatëve, SPAK ka gënjyer kur ka thënë se ka mbi 18 muaj që heton rastin e Ndroqit, pasi SPAK ka vetëm 8 muaj që është formuar si strukturë:“Policia e shteti ka nxituar që të deklarojë se hetimet kanë zgjatur 18 muaj nën drejtim e prokurorëve të SPAK. Para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit në dhjetor të vitit 2019. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar?”
Shpërndaje te miqtë
