Avdullah Hoti të premten viziton Tiranën zyrtare

exit.al 2 Korrik 2020, 20:46

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri ditën e premte, 3 korrik.

Vizita e tij do të nisë zyrtarisht në Pallatin e Brigadave në orën 10:00 ku do të zhvillohet ceremoniali i mirëseardhjes që pasohet me takimin mes dy Kryeministrave shqiptarë.

Kreu i shtetit të Kosovës do të zhvillohe takime edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar.

Hoti dhe Rama do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kjo vizitë e kryeministrit Hoti vjen pas asaj të kryeministrit Rama në Prishtinë, që lidhej me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Shpërndaje te miqtë