Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbjell pemë në zonën e godinës së shembur

exit.al 2 Korrik 2020, 20:32

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbjellë tre pemë në zonën ku endje gjenden inerte të godinës së Teatrit Kombëtar dhe ka ngritur përsëri flamurin e rrëzuar gjatë shembjes.

Pemët janë mbjellë në shenjë simbolike për 30 vjetorin e hapjes së ambasadave të huaja, që solli eksodin e shqiptarëve në korrik të 1990-ës.

Një pemë për Shqipërinë, një për Europën dhe një për SHBA-në, shpjegojnë aktivistët.

Në videon e shpërndarë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duket se materialet që ishin ende brenda godinës kur ajo u shemb, nuk janë pastruar ende.

Shpërndaje te miqtë