Kryeplaku i fshatit Kotorr në Gramsh arrestohet për kultivim të kanabisit

exit.al 2 Korrik 2020, 17:32

Një kryeplak në Gramsh dhe 7 qytetarë të tjerë janë arrestuar për kultivim kanabisi në pyll.

Aurel Kotorri është 32 vjeçari që shërbente si kryeplak i fshatit Kotorr të Gramshit, dhe tani mbahet nën arrest për shpërdorim detyre.

Të arrestuarit e tjerë ishin banorë të Gramshit, Durrësit dhe Shijakut.

Shpërndaje te miqtë