Austria hap kufijtë për turistët shqiptarë

exit.al 24 Qershor 2021, 11:45

Austria hapi kufijtë për udhëtimet jo të domosdoshme për shtetasit shqiptarë, më 24 qershor, njoftoi Ministria e Jashtme.

Udhëtarët duhet të jenë të pajisur me Test (PCR-Test) të 72 orëve të fundit ose Antigen-Test negativ SARS-CoV-21 të 48 orëve të fundit, ose çertifikatё vaksinimi ose çertifikatё shёrimi të lëshuar nga institucione të autorizuara.

Nuk është i nevojshëm plotësimi i formularit “Pre Travel Clearance” pёr shtetasit shqiptarё.