Austria dhe Grupi i Vishegradit kërkojnë përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në bisedimet e BE për të ardhmen

exit.al 2 Qershor 2021, 20:23

Katër vendet e Grupit të Vishegradit (Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia) dhe Austria kërkojnë që Bashkimi Europian të përfshijë në bisedimet zyrtare për të ardhmen e tij edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Portali boshnjak, klix.ba raporton se këto vende i kanë dërguar në formë ‘non-paper’ këtë propozim organeve drejtuese të BE-së.

Në propozim thuhet se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Konferencës për të Ardhmen e BE-së, e cila u shpall brenda unionit në 2019.

Konferenca për të Ardhmen e Evropës është një propozim i Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, me synimin për të parë diskutuar të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë të BE-së dhe cilat reforma duhet të bëhen në politikat dhe institucionet e saj.

Ekzistencën e këtij dokumenti e ka konfirmuar për portalin edhe ministrja e Jashtme e Bosnjes, Bisera Turkoviç.

"Po, ne jemi zyrtarisht të njohur dhe unë jam i kënaqur me këtë qasje [...] është një sinjal i rëndësishëm që ne nuk do të lihemi të presim shumë në përparimin drejt anëtarësimit të i plotë ", ka deklaruar ajo.

Dy javë më parë  ministrat e Jashtëm të Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë zhvilluan një tur takimesh në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut ku shprehën mbështetjen e për çeljen e negociatave me këto vende.