“Syzet janë të transportueshme dhe nëse do t’u qëndrojmë teorive konspirative, kushdo mund t’i ketë marrë dhe t’i ketë futur në makinë.”
Sidoqoftë kërkesa për lirimin nuk u pranua nga gjyqtaret Albana Boksi, Saida Dollani dhe Nure Dreni. Rraja do vazhdohet të mbahet në paraburgimin 313. Prokurori Ndoja u qëllua me armë më 1 nëntor ndërsa udhëtonte me makinë në autostradën Tiranë-Durrës. Bashkë me të, u qëlluan edhe Aleksandër Laho dhe Andi Maloku, ky i fundit vdiq në spital pak ditë më vonë. Ndryshe nga Maloku, Ndoja dhe Laho, i cili njihet me pseudonimin “Rrumi”, mundën t’i mbijetonin plagëve dhe lane spitalin këtë javë.Atentati ndaj Prokurorit Ndoja, Gjykata e Apelit lë në burg Redjan Rrajën
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi masën arrest me burg për Redjan Rrajën, i dyshuari i vetëm i arrestuar deri më sot për atentatin ndaj prokurorit Ardian Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.
Në seancën gjyqësore avokati i Rrajës, Besnik Çerekja, e konsideroi arrestimin të paligjshëm dhe me prova të cekëta. Ai tha se gjurmët e gishtërinjve në syzet e gjetura te makina që u përdor për atentatin nuk e lidhin Rrajën me krimin:
Të sugjeruara
PD kallëzon në Prokurori projektin e Unazës së Re: Të pezullohen punimet
20 Nëntor 2019, 12:26Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj përballë Kushtetutës
20 Nëntor 2019, 12:46FSHF kontratë të majme 4 vjeçare trajnerit më të moshuar të historisë së kombëtares
20 Nëntor 2019, 12:00
Psikologjia e nënshtrimit: pse ndryshimi tremb edhe ata që do të përfitonin prej tij
22 Korrik 2026, 11:11
