“Unë ju bëj një pyetje […] si ka mundësi që kompania Salillari e cila është aktualisht nën hetim tek Loti 2, ka fituar tenderin tek Loti 1, i të njëjtit projekt?”
PD thotë se në projektin e Unazës së Re janë shkelur ligji për sponsorizimet, ligji për ndërtimet e veprave publike dhe nuk është bërë konsultimi me qytetarët. Ish-deputeti Balliu tha se “kompania AVE Consulting ka bërë studimin teknik pa pasur gjeodet dhe në punën e saj ishte në konflikt interesi pasi më parë ishte kontraktuar për të përmbyllur procedurat e legalizimit të objekteve informale”. Përfaqësuesit e PD-së i kërkuan Prokurorisë hetimin e plotë dhe pezullimin e punimeve siç u bë në rastin e falsifikimeve nga kompania DH Albania.PD kallëzon në Prokurori projektin e Unazës së Re: Të pezullohen punimet
Partia Demokratike kallëzoi sot në prokurori projektin e Unazës së Re dhe kërkoi pezullimin e punimeve deri në përfundim të hetimeve.
Kallëzimin e PD-së e paraqiti ish-deputeti Klevis Balliu dhe Sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata. Zoti Balliu tha për mediat se “projekti ka qëllim kullat, vjedhjet dhe jo rrugën”:
Të sugjeruara
FSHF kontratë të majme 4 vjeçare trajnerit më të moshuar të historisë së kombëtares
20 Nëntor 2019, 12:00Prokuroria i kërkon noterëve të njoftojnë po panë Kajmakun
20 Nëntor 2019, 11:43
Psikologjia e nënshtrimit: pse ndryshimi tremb edhe ata që do të përfitonin prej tij
22 Korrik 2026, 11:11
