Atentat me armë në Fier, vritet Shkëlzen Kastrati

exit.al 1 Shkurt 2021, 11:47

Shkëlzen Kastrati, 42-vjeç, u vra mesditën e së hënës, në Fier, në një atentat me armë.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Sheq në Fier, teksa Kastrati ka qenë dukë udhëtuar me makinë.

Ai është qëlluar nga një person, i cili po udhëtonte në një makinë tjetër.

Makina e autorit u gjet e djegur pak minuta më pas, në zonën e njohur si Mbikalimi i Baltzës.

Policia ka nisur hetimin e ngjarjes.

Dyshimet e para janë se Kastrati është vrarë për hakmarrje.

Vëllait të tij, Kelmend Kastratit, i është bërë atentat në vitin 2016.

Lajm në përditësim…

Shpërndaje te miqtë