Atentat biznesmenit në Sarandë, dy të plagosur

exit.al 20 Qershor 2021, 09:10

Një biznesmen është qëlluar me armë zjarri në Sarandë nga persona ende të paidentifikuar në orët e para të së dielës.

Ai është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë atentatit është plagosur dhe një kalimtar i rastit i cili gjithashtu ndodhet ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen nr. 1 të Sarandës pranë një lokali.