"Nëse e keni parasysh nuk ka ndodhur ndonjëherë në botë që gjeneralët të kthehen në të njejtën ushtri si ushtarë. Gjeneralët ose vriten ose dalin në pension. Po, vetëm një i çmendur, domethënë, mund të mendojë se gjeneralët mund të kthehen si ushtarë në të njejtën ushtri, sepse është nonsens, domethënë, është e paimagjinueshme."
Mbrëmë në Top Story, Patozi është shprehur se nuk do të tërhiqen nga qendrimi i tyre për bashkëdrejtim të PD-së me Bashën. Patozi ka thënë se nëse Basha nuk e pranon këtë qasje, ata do t’i imponohen atij, por ai nuk ka specifikuar se çfarë ka nënkuptuar me imponim. Për herë të parë grupi anti-Basha, ka mbajtur përmes Patozit një qëndrim të qartë kundër Sali Berishës, i cili mbështet Bashën dhe unitetin e PD-së. Në bisedën në Top Story, fillimisht Patozi ka aluduar për Zotin Berisha duke thënë se:"Ne do t’i imponohemi zotit Basha dhe kujtdo tjetër që mund të qëndrojë para dhe pas tij."
Por pasi është pyetur më tej nga Sokol Balla, Zoti Patozi është shprehur direkt duke thënë:"Nëse zoti Berisha do të na dalë përballë, ne do të jemi edhe kundër tij. Nëse Berisha del dhe të thotë është kundër alternativës, do të jemi edhe kundër tij. Kjo është shumë e thjeshtë."
Shpërndaje te miqtë
