Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, 8 raste të reja

exit.al 13 Korrik 2021, 15:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur viktima nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i  2 133 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 8 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në  105 495 raste.

Mbeten 108 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 870 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 264 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 72 476  qytetarë, ndërkohë që 270 641  të tjerë kanë marr të paktën një dozë.