Asnjë viktimë dhe 9 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 30 Qershor 2021, 15:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur viktima nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 1 648 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 9 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 8 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 333 raste.

Mbeten 167 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 761 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 258 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 41 573 qytetarë, ndërkohë që 179 029 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.