Asnjë viktimë dhe 12 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 15 Qershor 2021, 16:16

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 2 668 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 12 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 107 raste.

Mbeten 238 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 548 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 250 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë, vendi ka vaksinuar plotësisht 11 019 qytetar.